Historia e përballjeve me PSG-në, ja pse po frikësohet Real Madridi

Sfida mes Real Madridit dhe Paris Saint Germain, padyshim se është sfida më interesante e këtij raundi në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2017 17:11

Janë shumë arsye që bëjnë që kjo ndeshje ta merr epitetin e ndeshjes kryesore.

E gjitha fillon me PSG-në, që po punon shumë të fitojë respektin në Evropë, si mund të fitohet ky respekt se sa të eliminosh Real Madridin, skuadër që në katër vitet e fundit e ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve.

Detaj tjetër nga kjo ndeshje, është edhe përplasjet në të kaluarën mes këtyre dy skuadrave.

Real Madridi kurrë nuk e ka mposhtur PSG-në në fazën e nokautit në një turne evropian. Duhet të kthehemi 25 vjet prapa për të kujtuar herën e parë që parisienët i eliminuan madrilenët në një garë kontinentale.

Në sezonin 1992/23, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ngjashëm si në sezonin pasues 1993/94 në Cup Winners Cup./Lajmi.net/