Historia e pabesueshme e dashurisë – Prostituohej për t’u martuar me tutorin

Një nga vajzat minorene, të cilat prostituoheshin për llogari të një bande shqiptare të shkatërruar nga karabinierët e Cancello ed Arnone në Italinë fqinjë, është ndaluar më herët. Konkretisht, në prill 2014.

Lajme

16/02/2017 18:14

Sipas hetimeve, prostituta është kontrolluar teksa ndodhej në shoqërinë e Osman Haskos, një nga shqiptarët e arrestuar sot teka lëvizte me një “Alfa 147”. Ajo posedonte një dokument identiteti rumun fals, raportojnë mediat lokale.

Me këtë dokument, ajo kishte regjistruar një pronotim në një hotel në komunën Marcianise. Ishte Osmani, ai që kontaktonte klientët që më pas kryenin marrëdhënie seksuale me të renë.

Po sipas hetimeve, edhe pse e mituar, vajza nuk e konsideronte veten të burgosur të bandës së shqiptarëve.

Për të vërtetuar këtë, shërben një dokument i një komuniteti i komunës Castel Volturno, ku karabinierët e kishin besuar për tu strehuar:

“Minorenia, edhe pse kishte mundësinë për të qëndruar në strukturë, preferoi të kthehej te Osmani” (tutori dhe i fejuari i saj).

Për më tepër, nga përgjimet, është zbuluar se e reja edhe pse iu besua një tjetër komuniteti jashtë rajonit Campania, i ka thënë Aqif Haskos (i arrestuar sot dhe babai i Osmanit), se nëse i biri nuk do ta telefononte, do të lajmëronte karabinierët, se e ka nxjerrë në rrugë.

Megjithatë, më pas prostituta minorene i ka shkëputur lidhjet me Osmanin dhe ka treguar te autoritet kërcënimet dhe abuzimet e vuajtura.

Vajza besonte se aktiviteti i prostitucionit ku e kishte futur Osmani, i shërbente atyre për të fituar para për tu martuar së bashku.