Historia e një nëne, kur zbuloi arsyen pse djali merrte më shumë ushqim në shkollë

Çdo ditë, djali merrte në shkollë dy qese me ushqim, më vonë nëna e kuptoi arsyen.

Lifestyle

23/10/2016 23:00

Që në fillim të semestrit, një djalë i ri i quajtur Dylan filloi të pyesë nënën e tij që t’i japë atij dy sandviç në vend se të merrte një, transmeton lajmi.net
Josette Duran nga New Mexico, nuk pyeti për arsyen, duke menduar se djalit i është shtuar apetiti. Por, dikur ajo s’mundi ta mbajë veten më dhe e pyeti, “Shpirt, a nuk po ke mjaftueshëm ushqim për t’u ngopur?”

Dhe djali iu përgjigj, “Kjo është për shokun tjetër. Ai nuk merr me vete asnjëherë ushqim në shkollë. Unë mendoj se ata nuk kanë para.”

Josette u befasua e në të njëjtën kohë u prek nga shpirtmadhësia e djalit të tij.7238410-14355108_10206742705349111_3637214325517262864_n-600x1090-1-1476878180-650-436934a85c-1476968986

Doli se familja e shokut të djalit të saj kishte shumë probleme: nëna e tij po e rriste djalin e vetme, dhe së fundmi ajo kishte humbur punën. Kishte qenë në gjendje të keqe për shumë vite. Si një nënë e vetme dhe e papunë, ajo s’pati para të paguajë qeranë e banesës prandaj për një kohë kishte fjetur në makinë me djalin e saj.

Ajo nuk pyeti më dhe vazhdoi t’i japë të birit një ushqim të dytë për çdo ditë.7238260-14358895_10206742705149106_8129395471352280674_n-600x472-1476869292-650-436934a85c-1476968986

 

Pastaj, një mëngjes ajo pranoi një ftesë për të shkuar në shkollë. Aty e sheh të ëmën e shokut të Dylanit. Me lotë ndër sy, ajo iu afrua dhe e falënderoi për gjithçka që kishte bërë. “E di se ti ke ushqyer djalin tim. Të jam shumë mirënjohëse. Por tani unë e kam gjetur punën”, tha ajo.  Ajo më pas i ofroi ca para Josettes.

Natyrisht se Josette nuk i pranoi, përkundrazi, ajo deshti të ndihmojë edhe më shumë në këtë aspekt. Prandaj me ndihmën e disa miqve, ajo arriti të mbledhë rreth 400 dollarë, të cilat i la në shkollë për fëmijët që nuk arrijnë të marrin ushqim për shkak të gjendjes së keqe familjare. /Lajmi.net/

7238310-14606267_10206924421611904_4445010543456121947_n-600x600-1-1476868818-650-436934a85c-1476968986