Historia e jashtëzakonshme e njeriut që la kokainën dhe u bë milioner

Ndërkohë që Khalil Rafati kishte kaluar në overdozë me heroinë për herë të nëntë, mjekët po tentonin me sa mundeshin t’i shpëtonin jetën.

Fun

28/03/2017 15:03

Një i varur nga droga, që flinte në rrugët e Los Angeles, ai arriti të fitojë ndërgjegjen pasi mjekët përdorën një defibrilator për t’i dhënë elektroshok.

Ishte viti 2003 dhe Khalil ishte 33 vjeç.

I varur nga droga, ai peshonte vetëm 49 kg dhe lëkurën e kishte të mbuluar me pulla.

“Më kanë arrestuar aq herë sa nuk e mbaj mend. Isha komplet lëmsh. Kisha kaq shumë dhimbje sa nuk flija dot”.

Ndërsa Khalil kishte tentuar dhe kishte dështuar të pastrohej më parë, ai thotë se pas overdozës së nëntë e kuptoi se duhej të ndryshonte jetën në mënyrë që të shpëtonte.

Jeta e Khalil Rafatit e shkaterruar nga droga

Kështu që kaloi katër muaj në një qendër rehabilitimi – dhe prej atëherë nuk ka marrë më drogë.

Ai ka qenë kaq i suksesshëm në rindërtimin e jetës së tij, sa tani është milioner, themelues dhe pronar i një biznesi të ushqimit të shëndetshëm në Kaliforni.

Me shitje vjetore prej 6 milionë dollarë nga gjashtë dyqane, kompania e tij është gati për t’u zgjeruar në 16 shtete të tjera në SHBA dhe në Japoni.

Tani është 46 vjeç dhe udhëton me avion privat, shumë shumë larg nga ditët kur flinte në rrugë.

Historia e jetës së tij është e denjë për një film Hollivudi.

I lindur në Ohajo, ai është djali i një nëne hebreje dhe një babai mysliman.

Pati një fëmijëri të trazuar dhe në shkollë nuk mori ndonjë kualifikim.

U arrestua disa herë për vandalizëm dhe vjedhje.

Në vitin 1992 u vendos në Los Angeles me shpresën se do bëhej aktor.

Kjo ëndërr nuk u plotësua kurrë dhe ai nisi të luante muzikë në disa lokale.

Paradite lante makinat e aktorëve të njohur.

Por shumë shpejt jeta i doli jashtë kontrollit dhe ai nisi të merrte drogë.

Flinte në kuti kartoni dhe ndonjëherë shiste drogë.

Pas overdozës së nëntë, arriti ta marrë veten dhe bëri punë të ndryshme, në lavazh, shëtiste qentë dhe punonte si kopshtar.

“Arrita të kursej para. Punoja shumë, shtatë ditë në javë, 16 orë në ditë”.

Khalil u fiksua që të bënte lëngje frutash dhe perimesh pasi u takua me një mikun e tij.

“Ai nisi të më mësonte për vitaminat, për ushqimet organike, për superushqimet”.

Në vitin 2007 mori me qira një shtëpi dhe hapi vetë një qendër rehabilitimi.

Klientët paguanin 10 mijë USD në muaj për të qëndruar aty.

Për këta klientë ai përgatiste lëngje frutash ekzotike, si njërën që e quante Volverina.

Reputacioni i këtyre pijeve u përhap me shpejtësi dhe njerëzit kërkonin t’i blinin.

Në vitin 2011 ai krijoi kompaninë Sunlife Organics, së bashku me mikeshën e tij më të mirë, ish-të dashurën e tij.

Suksesi ishte i jashtëzakonshëm, me 1 milionë dollarë shitje që vitin e parë.

Sot biznesi ka mbi 200 të punësuar dhe gjashtë dyqane.

Khalil tani udheton me charter privatRob Nazara, një analist i Deutsche Bank në Nju Jork thotë se historia e Khalil tregon forcën e karakterit.

“Nuk ka rëndësi se nga çfarë sfondi profesional apo arsimues vjen, suksesi si sipërmarrës motivohet nga kurajoja, vendosmëria dhe ambicia,” tha ai.

Kahlil ka edhe një klinikë rehabilitimi dhe një studio për joga në Malibu.

Ai ka gjetur edhe kohën për të shkruar autobiografinë: “Unë harrova të vdes”.

“Nuk e konsideroj veten super inteligjent. Por kam një uri për jetën dhe i përkushtohem plotësisht diçkaje kur vendos ta bëj”.

biografia-e-khalil-ne-vitin-2005 khalil-tani-udheton-me-charter-privat