Historia e idesë së çlirimit të njeriut, sipas filozofit Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi, së shpejti pritet ta botoj librin “Metafizika e Emancipimit – Ideja e emancipimit të njeriut në historinë e mendimit perëndimor”.

ShowBiz

24/03/2016 13:56

Sipas një njoftimi nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës, autori në këtë libër përpiqet të zbardhë ngjizjen, zhvillimin dhe krizën e idesë së çlirimit, përkatësisht emancipimit të njeriut, transmeton lajmi.net

“Këtë kërkim filozofik mbi idenë e emancipimit të njeriut në tërë historinë e mendimit perëndimor, Latifi e bënë përmes një analize të mirëfilltë të fillesave mitike të vetë idesë së çlirimit të njeriut, pikëpamjeve religjioze dhe sekularizmit iluminist të saj në epokën moderne”, thuhet në njoftim.

Ky libër i botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, i filozofit Latifi, është libri i parë në gjuhën shqipe që trajton çështjen e emancipimit të njeriut përbrenda historisë dhe filozofisë perëndimore.

“Metafizika…” e Latifit, i cili është edhe profesor në Degën e Filozofisë pranë Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, pritet të pasohet edhe nga dy libra të tjerë nga autori, njëri nga fusha e filozofisë dhe tjetri nga ajo e sociologjisë: “Biseda mbi filozofinë bashkëkohore”(Blerim Latifi&Muhamedin Kullashi) dhe “Dy modelet e etnocentrizmit shqiptarë”. /lajmi.net

Blerim Latifi