Historia e gruas nga Pogradeci që u shit në Maqedoni për 843 euro!

Një vajzë nga Pogradeci është blerë nga burri i saj aktual për rreth 52 mijë dinarë, ose rreth 843 euro. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni  “Tv-21”, që ka kontaktuar me personin që i ka dhënë hua Marjanit, bashkëshortit të pogradecares.

Lajme

07/12/2015 13:07

Marijani kishte kërkuar borxh nga shoku i tij për të marrë nuse Nazmijen. Pas dy vitesh shoku e kishte paditur Marijanin për moskthimin e borxhit.

“Ai kërkoi hua prej meje. Unë kam pasur restorant dhe ai ka blerë gjëra prej aty.  Këtu bleu në mënyrë të ndershme. Gjatë kësaj, ai më tha që i kishte vdekur fëmija që e kishte me gruan e parë. Mua më thoshte se është pa grua, edhe në këtë kontekst unë i thash shumë lehtë mund të gjesh për 500 euro një grua në Shqipëri. Për 20 ditë m’i pagoi të gjitha borxhet për restorantin dhe pastaj tha para dëshmitarëve që ato para që i ka për nusen shqiptare, i ka harxhuar dhe kërkoi hua shtesë. Unë i dhashë hua para dëshmitarëve. Kërkova noter, ndërsa ai shkroi vetë me dorë se merr 52 mijë denarë që të martohet me shqiptare”, – thotë shoku i  Marijanit, njofton “TV21”.

Nga ana tjetër, Marjani nuk pranon se ka dhënë para për të marrë nuse Nazmijen, në pyetjet e gazetares të “TV21”, ai përgjigjet:

Sa para keni dhënë për Nazmijen?

Jo, menjëherë po ju them jo.

Sa para keni dhënë?

Nuk kam dhënë para.

Përse atëherë e keni rrahur?

Nazmijën nuk e kam rrahur.

Daniella Ilieva është avokatja e Nazmijes, e cila kërkon të rikthehet në shtëpinë e saj në Pogradec pasi e ka marrë vesh ngjarjen.

Nga Ambasada e Shqipërisë thonë se zyrtari nga konsullata që duhet ta shqyrtojë rastin është jashtë vendit. Aktualisht, në gjykatë po procedohet rasti se kujt do t’i takojë fëmija 2-vjecar, Ilija. Sipas avokates, gjasat janë të mëdha që t’i takojë Marijanit, pasi Nazmija nuk ka kushte për jetesë.