Historia e binjakes që lindi me sindromën Down – Lajmi.net
Historia e binjakes që lindi me sindromën Down
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 13:10, 9 July 2018
Dy prindër britanikë, Nicola dhe Todd Bailey, u gëzuan shumë kur mirëpritën në jetë dy vajzat e tyre binjake, Quinn dhe Harper.

 

Ato lindën kur Nicola ishte shtatzënë vetëm 33-javëshe, në muajin shkurt. Dhe pavarësisht faktit se Harper lindi me sindromën Down, 38 minuta para Quinn, prindërit ishin të lumtur dhe nuk do ta ndryshonin situatën “për botën”.

Si infermiere dhe nënë e një djali 4-vjeçar, Lucas, Nicola e dinte shumë mirë rëndësinë e testeve rutinë dhe ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë. Edhe pse ishte e ndërgjegjshme se asnjë nga analizat nuk tregoi ndonjë indikacion të sindromës Down.

Duke u kthyer pas në kohë, Nicola kuptoi se ndihej ndryshe në fazat e vona të kësaj shtatzënie, në krahasim me kohën kur ishte shtatzënë me djalin: “Kam pasur një ndjenjë të çuditshme, pasi gjithçka ndodhi shumë më shpejt se shtatzënia ime e mëparshme”.

Pasi Harper përshëndeti botën, Nicola kujton kur doktori i tha “Më vjen keq”, pasi testet konfirmuan se Harper kishte sindromën Down.

Por nuk u trishtua aspak nga fjala e mjekut: “Sapo i pashë të dyja, zemra m’u bë copë”,- tha ajo për Inside Edition. “Ishin të dyja shumë të bukura.”

Tani, Nicola dhe Todd janë shumë të përkushtuar për të ndërgjegjësuar të prekurit me sindomën Down. Sepse Harper ka lindur me një vrimë në zemër — një kusht i zakonshëm për bebet që lindin me këtë sindromë — dhe ka shumë të ngjarë që ajo t’i nënshtrohet një operacioni kur të mbushë moshën 6-vjeçare

“Harper është Harper dhe Quinn është Quinn”,– tha Nicola. “Ato nuk janë njëlloj që unë të përpiqem t’i krahasoj, megjithëse do të jetë e vështirë ta bëj./living.al

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO