Historia e 18 prillit nëpër botë – Lajmi.net
Historia e 18 prillit nëpër botë
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 10:14, 18 April 2017
18 prill 1506-Vendoset gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë. Bazilika e parë e Shën Pjetrit ishte ndërtuar nga perandori Konstandin në shekullin e katërt, por deri në fund të shekullit të XV ajo thuajse ishte rrënuar.

18 prill 1590-Ahmeti i parë-sulltani i 14-të i perandorisë osmane jep urdhër për ndërtimin e një xhamie në Stamboll. Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj.

18 prill 1663-Perandoria Osmane i shpall luftë perandorisë austriake të Habsburgëve. Turqit pothuajse morën Vjenë, madje disa forca arritën të futeshin brenda në qytet, por një aleancë ushtarake e krishterë arriti t’i zmbrapsë, duke prerë vrullin osman drejt Evropës perëndimore.

18 prill 1902-Danimarka bëhet vendi i parë që miraton përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për të identifikuar kriminelët.

18 prill 1904-Botohet numri i parë i gazetës komuniste franceze “L’ Humanite”, nga Jean Jaures. Gazeta tani është e pavarur, edhe pse vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Partinë Komuniste të Francës.

18 prill 1906-Tërmeti i madh në San Francisko shkakton vdekjen e më shumë se 500 personave, përveç shkatërrimeve dhe një zjarri masiv.

18 prill 1934-Hitleri emëron Ribbentropin në postin e shefit të çarmatimit.

18 prill 1968-Ura e Londrës iu shit një amerikani, i cili e çmontoi, i transportoi copat në SHBA, dhe e rindërtoi urën në Arizona.

18 prill 1978-Senati voton për t’i kthyer Panamasë Kanalin më 31 dhjetor 1999. Kanali i Panamasë, që lidh dy oqeanet, Atlantik e Paqësor, ishte një ide gjermane, filloi nga francezët dhe përfundoi nga amerikanët, u përurura nga presidenti Woodrow Wilson më 1914.

18 prill 1992 – Rusi – Vdiq në Shen Peterburg, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja. Ajo u shqua në fushën e studimeve krahasuese të gjuhëve indo-evropiane. Prej viteve 1950, kjo shkencëtare iu përkushtua gjuhëve ballkanike, veçanërisht shqipes; që, sipas Robert Elsiet, e bëjnë Desnickajën themeluesen e studimeve albanologjike në Rusi. Fatkeqësisht, lidhjet e saj me studiuesit në Shqipëri u ndërprenë më 1961, kushtëzuar nga prishja e marrëdhënieve sovjeto – shqiptare, ndërsa puna e saj mbi shqipen u shpërfill plotësisht në Shqipëri, për shkaqe politike, gjatë gjithë viteve 1970 – 1980. Kjo ishte periudha kur librat e Agnija Desnickajas panë dritën e botimit në Prishtinë; p.sh., “Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (1972) apo “Letërsia shqipe dhe Gjuha shqipe” (1987) FESH./arbresh.info

Fjalët kyçe: 18 prill

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2