Histori suksesi me shit-blerjet, Dortmundi është makineri parash

Borussia Dortmundi arriti ta aplikojë me sukses duke u pasuruar me lojtarë të talentuar.

Sport

04/02/2018 23:28

Borusia e Dortmundit është skuadra e dytë më e suksesshme pas Bajernit të Mynihut, jo vetëm në rang trofesh, por edhe në aspektin financiar.

Në vitin 2001, klubi verdhezi pati një nga krizat më të mëdha në histori. Presidenca e atëhershme për pak shpalli edhe falimentim, por fatmirësisht, në një kohë të shkurtër, gjetën fondet dhe ndërtuan një plan të suksesshëm rimëkëmbjeje.

Presidenti aktual, i cili arriti të nxjerrë Dortmundin atëherë nga kriza, Joakim Vacke, zhvilloi një politikë për të blerë lojtarë të rinj, pak të kushtueshëm dhe t’i shiste ata më vonë për shuma të mëdha.

Dhe në fakt kështu ndodhi… Dortmundi arriti ta aplikojë me sukses duke u pasuruar me lojtarë të talentuar.

Në vitin 2011, skuadra arriti të shkojë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Jurgen Klopit, i cili nuk arriti ta fitojë trofeun, pasi u mund nga Bajerni i Mynihut në minutat e fundit të lojës.

Në ditët e sotme, ekipi është ndryshe nga ajo kohë e lavdishme. Në një analizë të bërë nga “sport1”, vihet re një “boom” ekonomik të Dormtundit nga shitblerjet e lojtarëve në këto 8 vitet e fundit, transmeton “Panorama Sport”.

Pa dyshim, 2 transferimet e fundit, si Osman Dembele te Barcelona për shumën e 105 milion eurove dhe Obamejang tek Arsenali për 63 milionë euro edhe janë fitime kolosale, ndonëse jo të vetmet.

Në këto vitet e fundit, fitimet nga tratativat e merkatos kanë qenë të mëdha sepse duke menduar se sa lirë i kishte paguar Borusia lojtarë si Humels, Kagava, Bender, Gëce apo edhe Mikhitarjan, në fund, diferenca mes shumës së paguar dhe atyre të shitjeve është një fitim kolosal, prej 250 milionë eurosh, ndonëse me largimin e yjeve të tillë (disa janë rikthyer, si Kavaga e Gëce) fatkeqësisht forca teknike e skuadrës ka rënë.