Histori rrënqethëse: 20 vjeçarja ribashkohet me njeriun i cili e gjeti atë në mbeturina sapo kishte lindur (Video)

Në tetor të vitit 1995, një punëtor ndërtimi në Çikago e kishte shpëtuar jetën e kësaj vajze.

Fun

20/09/2016 03:48

Ai duke ecur afër një grumbulli mbeturinash kishte dëgjuar një fëmijë duke qarë, pasi ishte afruar në një qese të zezë kishte gjetur një vajzë të posalindur dhe menjëherë e kishte dërguar në spital.

Gerald Rocky Hyatt, pasi e dërgoi në spital, infermieret ishin kujdesur gjatë gjithë kohës për të, madje edhe i kishin vënë emrin Mary Grace dhe historia e saj u bë e famshme në gjithë qytetin e Çikagos, transmeton lajmi.net

Ajo u rrit dhe më në fund e kuptoi historinë e jetës së saj – ku një punëtor ndërtimi i’a kishte shpëtuar jetën vetëm pak qaste pasi kishte lindur dhe e ëma biologjike e kishte braktisur në atë mënyrë.

Vajza filloi ta kërkonte njeriun i cili i’a kishte shpëtuar jetën dhe me ndihmën e gazetarëve i’a arriti qëllimit.

Kjo është video prekëse nga ribashkimi i tyre: