Hiqini aknet me hudhër

Farah Hukai, një blogere dhe njohëse e estetikës nga Kanadaja, e ka demonstruar mënyrën, se si mund të hiqen aknet vetëm duke e fërkuar me hudhër

Lifestyle

27/04/2016 16:34

Mjafton një thelb hudhre, të qërohet dhe t’i pritet një e katërta.

Sipërfaqes duhet t’i bëhen disa prerje me thikë, në mënyrë që të lëshojë sa më shumë lëng. Pastaj, me atë pjesë të fërkoni sipër akneve.

“Kjo shkakton skuqje të lëkurës dhe ka erë të rëndë, andaj bëjeni para se të flini” dëgjohet duke thënë Hukaj, ndërsa e fërkon një akne të cilën ishte duke e trajtuar prej disa ditëve.

Prapavija e pasur e hudhrës, besohet se punon në pastrimin e lëkurës dhe çrrënjosjes së akneve.