Hiqen të gjithë burrat, për të treguar se sa pak gra janë në krye … (Video)

Videoja nga 'Elle' #MoreWomen (më shumë gra) tregon se sa pak gra janë në krye .... të çfarëdo industrie.

Bota

09/10/2015 22:50

Një lëvizje shumë e mençur nga ELLE në luftën për të drejta të barabarta!

Kjo video tregon se sa e rrallë është për gratë të jenë lidere në skenën botërore – duke hequr të gjithë meshkujt.

Nga videoja janë hequr me fotoshop meshkujt, grupe të udhëheqësve në politikë, biznes, argëtim dhe nga përfshirja në media, duke zbuluar se femrat shpesh duken madje të vetmuara, transmeton lajmi.net.

Ky trajtim është bërë në fotografitë nga sallat e mbledhjeve politike, në Kombet e Bashkuara dhe Buckingham Palace, e gjithashtu edhe nga emisioni ‘Koha e pyetjeve’ në BBC, Saturday Night Live (SNL), Masterchef e madje edhe nga University Challenge./Lajmi.net

YouTube player