Hiqen dilemat: Armend Zemaj e gjuajti me gotë opozitën (Video)

Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon përfundimisht se deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ishte ai që gjuajti me gotë kolegët e tij të opozitës, gjatë seancës ku këta të fundit sulmuan me vezë kryeministrin Isa Mustafa.

Lajme

06/10/2015 16:21

Në media ishte raportuar menjëherë pas kësaj ngjarje, se Zemaj ishte ai që sulmoi me gotë qelqi, opozitën, por ai e kishte mohuar këtë.

Mirëpo kjo video heq tashmë këto dilema. Në këndin e poshtëm (ana e majtë) shihet qartë se Zemaj gjuan gotën e qelqit në drejtim të opozitës e cila në ato momente gjuante me vezë kryeministrin.

Fillimisht, se ka kryer një veprim të tillë, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e kishte akuzuar deputetin tjetër të LDK-së, Naser Osmanin, raporton Express.

Ndryshe, Mustafa gjatë kësaj seance ishte paraparë të raportonte para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjet e arritura në Bruksel bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.