“Himara, Rama dhe Dule e përdorën për kartë elektorale”

Përplasjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë për Himarën nuk i referohen niveleve institucionale.

Lajme

05/11/2016 07:55

I këtij mendimi është analisti Afrim Krasniqi, i cili në studion e lajmeve të Ora News tha se Greqia është mundur të përdorë minoritetin dhe Himarën për të krijuar incident diplomatik.

Ndërsa duke iu referuar debateve të fundit në Parlament mes Ramës dhe Dukles, Krasniqi tha se këto deklarata ishin të papranueshem pasi të dy liderët politikë e përdorën për kartë elektorale.

Krasniqi: E gjithë kjo që ndodhi më pas është një fushatë në gotën e ujit, është një fushatë që lidhet për të dy palët për qëllime politike dhe elektorale dhe që nuk i referohet niveleve institucionale dhe niveleve konkrete politike.

Nëse ne bëjmë një krahasim ne kemi një reagim nga kryeministri i Shqipërisë disa herë por nuk kemi asnjë reagim nga kryeministri i Greqisë. Pra pala greke e ka mbajtur maksimumin në nivelin e ministrit të Jashtëm kurse tek ne u përfshinë politikanë deri në debat parlamentar duke kaluar sensin e sjelljes diplomatike me një vend si Greqia, sepse në thelb edhe mazhoranca e sotme kur erdhi në pushtet teza kryesore në politikën e jashtem ishte zero probleme me fqinjët dhe kur premton gjëra të tila minimalisht nuk duhet të jesh shkaktër i incidenteve të tilla.

Alibi që përdoret në mënyrë të qartë politike nga palët do të thotë edhe PBDNJ në Shqipëri quhet Parti e të Drejtave të Njeriut, ajo nuk reagon për të drejtat e njeriut. Ajo reagon vetëm për rastetet e komunitet të caktuar dhe rasti Himarës. Edhe rasti i reagimit të PS nuk reagon për të gjithë problematikën që ne kemi në Shqipëri me ndërtimet pa leje dhe prishjet por fokusohet atje dhe e përdor si kartë nacionaliste duke dashur të bëjë të kundërtën e kthen atë në qendër të vëmendjes.

Në fakt asnjëra dhe as tjetra nuk po kërkojnë veprimin e duhur. Ndërkohë që Greqia në mënyrë të papranueshme dhe të vazhdueshme është munduar të përdorë pretekstin e minoritetit dhe të Himarës për të krijuar incidente diplomatike. Ne do të duhej të silleshim ndryshe. Nëse ka pasur ndërtime pa leje në gjithë bregun e jugut të Shqipërisë do të duhet që të gjitha palët dhe të gjitha komunitetet  dhe të gjitha bashkitë të kenë të njëjtin trajtim, gjë që nuk ka ndodhur. Ne kemi parë protesta dhe protesta që kanë qenë të inicuar nga deputetë në parlamentin e kaluar. Do të duhej të krijohej një dialog dhe një ekip monitorues për të verfikuar dhe për të nxjerrë se kush është ai që quhet ligjor dhe kush është një sjellje përtej fazës ligjore dhe nëse është sjellje e barabartë  gjithë komunitetin.
Nuk është çështje e Greqisë, pretendon Shqipëria.

Ka shumë komunitete në jug të Shqipërisë që pretendojnë që një grup biznesmenësh të njohur në lidhje me politikën janë duke marrë fshatra turistikë në kurriz të qytetarëve kjo i përket Shqipërisë dhe Greqia përdor alibi dhe nuk ka pse përzihet në Himarë, Himara është e Shqipërisë. Prbolemi  është që ne nuk mund ta përdorim këtë gjë për të fituar një kapital politik. PSH replikat e të enjtes në parlament ishin të papranueshme, sepse ishin dy liderë politikë që po e përdornin edhe për kartë elektorale, nuk po përdornin për të zgjidhur problematikën dhe nuk ishin në rend dite problemet e Himarës.

Ata i kthyen në rend dite secili për interes elektoral. E majta për shkak se numri i votave që fiton nga komuniteti çam është më i lartë se numri i votave që përfiton nga minoritet grek dhe ky është interesi kryesor dhe për shkak se PBDNJ nuk është në qeveri dhe siç duket do të jetë pjesë e opozitës dhe ai ka interest ë acarohet me mazhorancën që këto vota të shkojnë te opozita . Kështu që është një kalkulim matematikor i brendshëm.