Hillary Clinton si divat e Hollywoodit, 240 mijë dollarë për 30 minuta

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton sillet sikur të ishte yll i vërtetë roku, duke kushtëzuar ligjëratat e saj me kërkesa specifike, shkruan gazeta Washington Post. 

Bota

27/11/2014 18:59

Hillary, e cila tashme shihet si kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, për një ligjëratë të mbajtur muajin e kaluar në universitetin UCLA në Los Angeles, ka kërkuar dhje ka marrë 240,000 dollarë, mirëpo, ajo ka parashtruar edhe disa kërkesa specifike.

Sipas gazetës amerikane, politikania 67-vjeçare ka kërkuar që për atë ligjëratë t’i sigurohet një kompjuter dhe një skaner (që është blerë për këtë rast), kurse nga ushqimi ka kërkuar fruta deti, pemë të prera dhe lëngun “Canada dry” pa sheqer.

Madje edhe podiumi nga i cili është dashur t’i drejtohet auditorit është dashur të dnërrohet në çastet e fundit. Ekipi ish-zonjës së parë të SHBA-ve ka kërkuar edhe ngjyrë dhe stil të caktuar të kolltukut dhe jastëk mbështetës në formë katrore.

Problem ka qenë edhe dorëzimi i medaljes, e cila ka kërkuar t’i dorëzohet në kuti, e jo t’i vendoset rreth qafës.

Dhe e tërë kjo për gjysmë orë ligjërate, shkruan Washington Post, duke e krahasuar zonjën Clinton me divat kapricioze të Holywoodit.