Hillary Clinton niset drejt Shtëpisë së Bardhë, nominohet për Presidente

Delegatët e Partisë Demokratike e kanë nominuar për Presidente të SHBA-së kandidaten e tyre, Hillary Clinton.

Bota

27/07/2016 07:31

Clinton dhe kandidati për nënpresident të SHBA-së, Tim Kaine.

Kanë qenë 2832 votat e delegatëve të New Yorkut, Dakotës Jugore dhe shumë shteteve të SHBA-së, që ia kanë siguruar fitoren Clintonit.

Kundërshtari i Clintonit, Bernie Sanders ka marrë rreth 1000 vota më pak, i cili në shenjë uniteti të partisë, është tërhequr prej garës për nominin dhe kështu, me aklimacion dhe pa kundërkandidat, Hillary fitoi nominimin për presidente të SHBA-së.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që ndonjë parti politike të nominon një femër për Presidente.

Ndërsa, miliarderi Donald Trump, ditë më parë e ka pranuar nominimin për president të Shteteve të Bashkuara në Konventën e Partisë Republikane.

Presidenti Jimmy Carter i jep përkrahje Clintonit, duke thënë se e njeh për dekada Hillaryn.

“Ajo ka pasur shumë sfida në jetë dhe të gjitha i ka kaluar me sukses. Hillary ka përkrahjen time dhe të Partisë Demokratike”, ka thënë ndër të tjerash, Carter.