Hijet e Kadri Veselit

Lideri i PDK-së është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

08/09/2017 09:02

 

Në pesë vjetët e tij zyrtare në politikë deri më sot Veseli ka pasur arritjet dhe dështimet e tij.

Këto të fundit ishin më të mëdha. Në vitin 2012 ai aderoi zyrtarisht në PDK, kurse dy vjet më pas, respektivisht më 2014-n, Veseli sprovohet në postin e parë si kryetar i Kuvendit.

Pas një mandati me plot skandale brenda sallës së Kuvendit, në vitin 2016 pason edhe një tjetër detyrë për të – zgjedhja si kryetar i PDK-së, duke pasuar Hashim Thaçin.

Mirëpo edhe sfida e tij e radhës nuk i doli siç e priti, shkruan tutje “Zëri”.

Në zgjedhjet e para si lider i PDK-së, Veseli dështoi duke e zvogëluar fuqinë e partisë në vetëm 23 deputetë.

Dje Veseli u rizgjodh në krye të legjislativit edhe për një mandat, kurse më poshtë mund të shihni një pjesë zyrtare të biografisë së tij.