Higuain zbulon objektivin e madh të Juventusit

Gonzalo Higuain ka thënë se skuadra e tij synon t’i fitojë tre titujt kryesorë.

Sport

10/03/2018 08:33

Gonzalo Higuain ka zbuluar objektivin e madh të Juventusit, gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se skuadra e tij synon t’i fitojë tre titujt kryesorë.

“Duam ta fitojmë Tripletën, ky është objektivi ynë”, deklaroi Higuain për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Juventus është në garë për tre tituj pasi lufton me Napolin në Serie A, është kualifikuar në finalen e Coppa Italias ku do të luajë kundër Milanit si dhe ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/