Higuain zbulon kë po e kërkonte në tribuna pas golit ndaj Napolit

Gonzalo Higuain shpjegoi festimin e golit ndaj Napolit.

Sport

02/12/2017 08:15

Gonzalo Higuain ka bërë të ditur arsyen e festimit të golit ndaj Napolit.

Sulmuesi i Juventusit shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 në San Paolo dhe e festoi duke shikuar në drejtim të tribunës qendrore.

“Festa? Po kërkoja De Laurentiisin në tribunë por nuk e kam parë, ndoshta është fshehur”, deklaroi Higuain për presidentin e Napolit, përcjell “lajmi.net”.

“Vërshëllimat? Ndodhin sa herë vij këtu por mendimet e mija për Napolin nuk ndryshojnë. Sarri? Do të kalojë karrierë të mrekullueshme sepse e meriton”, u shpreh ai. /Lajmi.net/