Higuain, transferimi i madh i skuadrës nga La Liga

Gonzalo Higuain mund të largohet nga Juventusi.

Sport

03/06/2018 19:48

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Juventusi këtë verë, për t’u rikthyer në Spanjë.

‘La Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Higuan po kërkohet nga skuadra e Atletico Madrid.

Madrilianët po e konsiderojnë Higuainin si pasues ideal të Antoine Griezmann, i cili po kërkohet nga Barcelona.

Higuain është pjesë e Juventusit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Napoli për 94 milionë euro./Lajmi.net/