Higuain i thotë “po” gjigantit evropian

Gonzalo Higuain pritet të transferohet në Premierligë.

Merkato

30/05/2016 09:01

Sipas mediave italiane, argjentinasi i ka thënë “po” kalimit te Liverpooli.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm nën fanellën e Napolit, Higuain dëshiron të largohet nga klubi nga “San Paolo” dhe një gjë të tillë iu ka bërë të ditur drejtuesve, përcjellë “Lajmi.net”.

Liverpool pritet ta bëj ofertën zyrtare gjatë muajit të ardhshëm.

Higuain shënoi 36 gola në 35 ndeshje sezonale me Napolin, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Series A, brenda një sezoni.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.