Higuain te Chelsea, këto janë shumat dhe klauzolat interesante të këtij transferimi

Shumë detaje janë zbuluar në lidhje me marrëveshjen e Chelseas me Juventus për transferimin e Gonzalo Higuain.

Sport

19/01/2019 10:32

Sulmuesi argjentinas i është bashkuar Milanit verën e kaluar me një kosto prej 18 milionë euro, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 36 milionë euro tjera.

Higuain është i vendosur të ndërpresë kontratën e tij me Milan, për t’iu bashkuar ish trajnerit të tij, Maurizio Sarri, te Chelsea.

Sipas ‘Marca’, Chelsea do t’i paguajë 9 milionë eurot e mbetura për një huazim gjashtë mujorë dhe me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit.

Është raportuar se opsioni për ta blerë do të bëhet i detyrueshëm nga Chelsea nëse  plotësohen disa kushte, duke kombinuar rezultatet individuale dhe ekipore.

Për shembull Chelsea do të duhet të blejë Higuain nëse ata përfundojnë në top tre pozitat e para dhe nëse ‘El Pipita’ ka shënuar të paktën një gol.

Një version tjetër është se Higuain duhet të shënojë të paktën 15 gola në Premierligë.

Dhe opsioni i tretë parasheh që Chelsea të fitojë Ligën e Evropës me Higuain që duhet të ketë shënuar pesë gola në këtë garë./Lajmi.net/