Higuain: Shpresoj që Ramos të mos shënojë në minutën e 90

Gonzalo Higuain shpreson që në finale ta mposht ish skuadrën e tij, Real Madrid.

Sport

29/05/2017 18:31

Juventus më 3 qershor zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Kardif.

Kjo finale e vë Higuainin kundër ish skuadrës së tij, Real Madridit, shkruan lajmi.net.

“Është loja më e mirë që mund ta luani. Ne po stërvitemi në mënyrën më të mirë, me tension të duhur sepse ne duam që ta përfundojmë sezonin duke e fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Higuain.

Ai tutje ka folur edhe për Sergio Ramos, duke deklaruar se shpreson se ish bashkëlojtari i tij të mos shënoi në minutën e 90-të të ndeshjes.

“Shpresoj që Sergio të mos na shënoi në minutën e 90-të. Do të ishte gjëja më e mirë për ne”, ka thënë Higuain./Lajmi.net/