Higuain prioritet për Chelsea, ja cila do të jetë zgjidhja

Chelsea duket se ka vetëm një prioritet deri më 31 janar, ditën kur do të mbyllet afati kalimtar dimëror.

Sport

12/01/2019 10:15

“Blutë” e Londrës duan me çdo kusht transferimin e një sulmuesi, apo më specifikisht, transferimin e Gonzalo Higuain.

“The Sun” shkruan se londinezët duan që ta transferojnë argjentinasin në formë huazimi për gjashtë muaj, transmeton lajmi.net.

Chelsea dëshiron që t’i ngrit në nivel tjetër cilësitë e sulmit, pasi Alvaro Morata e Olivier Giroud nuk po gjejnë formën e tyre më të mirë.

Higuain momentalisht është i huazuar tek Milan. Kartonin e tij e mbanë Juventus. Dje është raportuar se të dy skuadrat kanë refuzuar ta huazojnë lojtarin tek Chelsea. /Lajmi.net/