Higuain për herë të parë tund rrjetën nën fanellën e Chelsea

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Chelsea – Huddersfield Town.

Sport

02/02/2019 16:21

Ishte skuadra vendase që arriti të krijojë epërsinë qysh në minutën e 15’ të këtij takimi, shkruan lajmi.net.

Këtë gol e realizoi sulmuesi i transferuar në këtë afat kalimtar, Gonzalo Higuain, i cili realizoi golin e parë nën fanellën e “bluve”.

Higuain kaloi tek Chelsea në formë huazimi nga Juventus, dhe do të jetë me “blutë” deri në fund të këtij sezoni.

Duket se argjentinasi po fillon ta gjejë formën që e kishte dikur nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Higuain. /Lajmi.net/