Higuain te klubi i ri për 90 milionë euro

Gonzalo Higuain do të transferohet në Premierligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

12/02/2016 13:00

Chelsea ka zgjedhur sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain si përforcimin e madh të afatit kalimtar të verës.

“Blues” janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin me vlerë prej 90 milionë euro për transferimin e tij në Stamford Bridge, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”, përcjell “Lajmi.net”.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Dhe, Higuain është dëshira e madhe e pronarit të klubit londinez, Roman Abramovich, pasi ka shkëlqyer këtë edicion duke realizuar 24 gola në 24 ndeshje në Serie A.