Higuain: Ky person më bindi që të transferohem te Milani

Dy gola në dy ndeshjet e fundit për Higuain.

Sport

21/09/2018 23:52

Gonzalo Higuain ka folur pas golit të dytë nën fanellën kuqezi.

Ai i shënoi ekipit të Dudelange në Ligën e Evropës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Të jesh te Milan është diçka që të bën të ndihesh krenar. Shpresoj t’ia shpërblej besimin që më kanë treguar të gjithë. Ndihem shumë optimist për këtë aventurë të re”, deklaroi Higuain.

“Për të ardhur te Milani më ka bindur Leonardo dhe trajneri. Kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, ka karakteristikat e duhura për të nxjerrë edhe më të mirën nga unë, për ta kthyer Milan-in sa më lart të jetë e mundur”.

“Gattuso? Ka folur pak me mua, por njohim historinë e tij, ka fituar një Botëror. Është një nder i madh për mua të punoj me të. Klubi ka një projekt solid: jam shumë i lumtur që jam këtu. Do ta kem shumë të vështirë të thyejë rekordin tim të golave, por jemi vetëm në fillim të sezonit”.

“Dua t’i bëj të lumtur tifozët dhe klubin, që më ka dhënë besim dhe mundësin për të fituar diçka të rëndësishme me këtë fanellë”, shtoi ai. /Lajmi.net/