Higuain kërkon titullin e Kupës së Botës me Argjentinën

“Jam mirë, e kam mendjen të zbrazur nga çdo problem, do të kem përqendrim maksimal për Kupën e Botës, ashtu si të gjithë shokët e mi. Jemi më të bashkuar se kurrë. Do të luajmë në Rusi me të gjithë dëshirën e mundshme për të fituar trofeun.” Në këtë mënyrë ka folur Gonzalo Higuain në një intervistë për “ESPN”, pas mbërritjes në Argjentinë.

Sport

24/05/2018 19:32

“Me Juventus, – tha “El Pipita”, – kalova një sezon shumë të mirë. Fituam titullin dhe Kupën e Italisë. Në Champions League u eliminuam vetëm prej një penalltie që dhanë kundër nesh në minutën e fundit të ndeshjes ku Real, e cila edhe mund të mos jepej dhe historia do të ishte ndryshe.”

Higuain ka folur edhe për ardhjen në jetë të vajzës së tij Alma, gjatë ditëve të fundit: “Jam i lumtur. Eshtë një ndjesi e mrekullushme, unike, që më jep fortë dhe qetësi. Fatkeqësisht për një muaj nuk do të jem në shtëpi, por e pres Botërorin me shumë dëshirë dhe ambicie”, transmeton telesport.

Në pritje për të ditur se cila do të jetë e ardhmja e tij, Beppe Marotta, e hoqi nga merkato sulmuesin: “Me siguri do të qëndrojë me ne.”