Higuain – Kane, ja kë e zgjedh Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se preferon argjentinasin para anglezit në rolin e numrit 9.

Sport

13/02/2018 07:28

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka zgjedhur Gonzalo Higuainin para Harry Kane në prag të duelit me Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Allegri ka thënë se preferon argjentinasin para anglezit në rolin e numrit 9.

“Si numër 9 e zgjedhi Higuainin edhe pse Kane është sulmues shumë i fortë”, u shpreh Allegri në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Juventus pret sonte Tottenhamin në Allianz Stadium për ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/