Higuain ka një lajm fantastik për Milanin

Gonzalo Higuain ishte nënshkrimi i madh i Milanit dhe nënshkrimi i parë i madh i epokës 'Elliott', pasi mori klubin nën menaxhim në këtë verë.

Sport

10/10/2018 14:56

Por, arritja e lojtarit nuk ishte vetëm një nxitje e madhe në kuptimin sportiv, por edhe në atë financiar.

Argjentinasi gjithashtu shërbeu si një tërheqje e madhe për tifozët që të kthehen në “San Siro”.

Dikush mund ta quajë atë si efekti “Gonzalo Higuain”, përcjell “lajmi.net”.

Siç është raportuar nga  “La Gazzetta dello Sport” , që nga dita pas nënshkrimit zyrtar të ‘El Pipitas’, numrat e shitjeve të biletave u rritën me 84%, duke konfirmuar kështu kontributin e tij në një far forme për rossonerët.

Nënshkrimi i Higuain, po e ndihmon edhe Gennaro Gattuso. Në 7 ndeshje në të gjitha garat për Milanin, Higuain ka shënuar 6 gola dhe ka ndihmuar me një asist.

Ai është golashënuesi më i mirë i ekipit deri më tani këtë sezon dhe po formon një partneritet shumë të frytshëm me spanjollin Suso, i cili e ka ndihmuar atë në disa raste. /Lajmi.net/