Higuain: Ja çfarë më bëri Juventusi

Gonzalo Higuain ka rrëfyer për herë të parë largimin nga Juventusi.

Sport

18/10/2018 09:23

Sulmuesi argjentinas hyri në transferimet më të mëdha të verës që lamë pas, ku nga Juventusi iu bashkua Milanit.

Gjatë një interviste për ‘Gazzetta dello Sport’, Higuain ka thënë se ardhja e Ronaldos i bëri të pamundur qëndrimin, me Juventusin që kërkoi largimin e tij.

“Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi. Thash gjithçka për Juventusin, fitova disa tituj, por pas ardhjes së Ronaldos, ata më thanë se nuk mund të qëndroja”, ka deklaruar Higuain, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata po kërkonin zgjidhjen më të mirë për mua, dhe zgjidhja më e mirë ishte Milani”.

Higuain e ka nisur mirë sezonin te Milani, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar katër gola./Lajmi.net/