Higuain deklarohet për kartonin e kuq dhe reagimin e gjyqtarit

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq ndaj Juventusit mbrëmë.

Sport

12/11/2018 08:10

Milani humbi ndaj Juventusit mbrëmë me rezultat 0 me 2, ndërsa Gonzalo Higuain u përjashtua nga loja në minutën e 84’.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ai nuk është robot, por që sjellja e tij nuk ishte korrekte.

“Duhet tu kërkoj të falur bashkëlojtarëve, trajnerit, fansave dhe referit, i cili e di se çfarë i kam thënë”, ka thënë fillimisht Higuain, përcjell “lajmi.net”

“Në të njëjtën kohë, referi duhet ta kuptoj emocionin në të cilin isha.

“Reagova në atë mënyrë, por që nuk duhet ta bëja, kështu u kërkoj falje fansave, bashkëlojtarëve dhe trajnerit”, ka shtuar më tej sulmuesi argjentinas. /Lajmi.net/