Higuain – Chelsea, ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi

Gonzalo Higuain – Chelsea është “drama” që nuk ka fund në këtë afat kalimtar.

Sport

17/01/2019 22:01

Londinezët janë vënë në kërkim të argjentinasit qysh në hapjen e këtij afati kalimtar, por kanë hasur në shumë pengesa.

Lojtari, kartonin e të cilit e zotëron Juventus, aktualisht luan tek Milan si i huazuar deri në fund të këtij sezoni.

Kështu, për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea duhet të dakordohet me dy skuadrat, mirëpo të dy këto po refuzojnë ofertat e “bluve”.

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri i cili më parë ka punuar me lojtarin tek Napoli, nuk po dorëzohet për lojtarin, dhe dje pas finales së Superkupës mes Juventus – Milan, është thënë se Chelsea ka arritur marrëveshje me lojtarin.

Zyrtarizimi për këtë gjë pritet të bëhet të premten, sipas të përditshmes angleze “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Ai të premten pritet t’i kryej testet mjekësore, kurse gjatë javës tjetër të zhvendoset komplet në Londër. /Lajmi.net/