Higuain – Chelsea, argjentinasi do të jetë nga më të paguarit në Premierligë

Gonzalo Higuain duket se përfundimisht do të kalojë tek Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

20/01/2019 08:37

Argjentinasi thuhet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën nga Londra dhe gjithçka pritet të nënshkruhet shumë shpejtë.

“The Star” raporton se pas kalimit të tij në Premierligë, lojtari do të jetë një nga më të paguarit në këtë ligë, transmeton lajmi.net.

Të ardhurat e Higuain pritet të jenë rreth 270 mijë funte në javë, në pjesën e mbetur të sezonit ku ai do të transferohet si i huazuar.

Kjo shifër do ta vendoste argjentinasin në mesin e pesë lojtarëve që fitojnë më së shumti në Premierligë.

Mbetet të shihet kur do të finalizohet marrëveshja Higuain – Chelsea. Thuhej se testet mjekësore do të kryheshin të premten, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. /Lajmi.net/