Higuain afër Barcelonës

Gonzalo Higuain duket se është afër transferimit në Barcelonë. Mediat spanjolle shkruajnë se “El Pipita” pëlqehet shumë nga gjiganti katalunas dhe mund ta lë Napolin në verë.

Sport

16/06/2014 00:17

Gonzalo Higuaín është duke u kërkuar nga Barcelona dhe sipas të së përditshmes spanjolle Marca, në edicionin e saj online, marrëveshja me Napolin mund të arrihet shumë shpejt për sulmuesin argjentinas.

Përfaqësuesi argjentinas ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2018 dhe vlera e tij sillet nga 35 deri në 28 milionë euro.

Gjithnjë sipas Marcas, gjiganti katalunas e ka në opsion të parë Kun Agueron, por nëse nuk arrin ta transferojë atë nga Manchester City, do t’i ‘vërsulet’ ish futbollistit të Real Madridit.