High 3, publikohet të premten?

Getoar Selimi, lideri i labelit BabaStars ka dhënë një tjetër indikacion të fortë se “High 3” do të lansohet në ditët në vijim.

ShowBiz

11/03/2015 16:00

Projekti i shumëpritur nga Babastars është duke u bërë gati për t’u publikuar dhe duket se ditët po afrohen.

Pasi raportuam se Cozman gjendet në Londër, një gjë që ai gjithmonë e bën para lansimit të projekteve, tash është edhe Getoar Selimi që ka dhënë një indikacion të fortë se kur mund të lansohet projekti i ri nga Babastars.

“E premte, me dt. 13 dita e verës !!!”, ka shkruar Getoar Selimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas informacioneve të Telegrafit bëhet fjalë për datën 13 që edhe besohet të jetë data e lansimit të projektit të ri të Babastars, e që po vjen në pritje të jashtzakonshme nga adhuruesit e hip hopit.

“High 3” është projekt që u punua me muaj të tërë në muzikë të LiBeats, tekst të vet reperëv, regjistrim në ThreeDots, e në videoklip të Max Production. lajmi.net

 

geti postim