Hierro ndryshon formacionin e Spanjës kundër Rusisë

Spanja me ndryshime në duelin ndaj Rusisë në 1/8 e finales në Kampionatin botëror 2018.

Sport

29/06/2018 08:07

Selektori i Spanjës, Fernando Hierro planifikon ndryshime në duelin ndaj Rusisë në 1/8 e finales në Kampionatin botëror 2018.

Mediat spanjolle raportojnë se Hierro është i gatshëm ta inkuadrojë Koken në vend të Thiago Alcantaras.

Po ashtu, ai dëshiron t’i japë një shans të ri yllit të Real Madridit, Marco Asensio, për të treguar aftësitë e tij në formacionin bazë, përcjell “lajmi.net”.

Por, në portë nuk do të ketë ndryshime ku David de Gea vazhdon ta ketë besimin e tij. /Lajmi.net/