Hierro: Ky ekip mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve

Fernando Hierro beson se Real Madrid ende mund të fitojë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2015 22:48

Real Madrid ende mund të fitojë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve, sipas legjendës së klubit, Fernando Hierro.

“Los Blancos” janë në pozitën e tretë në La Ligë me katër pikë më pak se Barcelona.

Ndërsa, skuadra është përjashtuar nga Copa del Rey për shkak të aktivizimit të Denis Cheryshev – i suspenduar – në duelin ndaj Cadizit.

Por, ish mbrojtësi spanjoll beson se Real Madrid prapë mund të triumfojë në dy garat e mbetura.

“Humbja në El Clasico me një dallim aq të madh në shtëpi dhemb, dhe njerëzit nuk janë të kënaqur me këtë”, u shpreh Hierro për “www.sc.qa”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, nëse ekziston një skuadër që kurrë nuk mund të përjashtohet, është Real Madrid. Ne kemi futbollistë të jashtëzakonshëm. Ka ende shumë deri në fund të La Ligës. Real Madrid mund të jetë skuadër shumë e rrezikshme në Ligën e Kampionëve dhe po ashtu do të luftojnë deri në fund edhe në La Ligë”, theksoi ai.