Hierro kritikon Spanjën: Kjo nuk guxon të ndodhë në Botëror

Spanja nuk po i pëlqen selektorit Fernando Hierro.

Sport

26/06/2018 07:14

Selektori i Spanjës, Fernando Hierro u nda i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij në barazimin 2:2 ndaj Marokut në ndeshjen e xhiros së fundit në Grupin B në Kampionatin botëror.

Ai kërkoi përmirësime për të vazhduar tutje.

“Duhet të jemi të aftë të bëjmë autokritikë. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi Hierro në konferencën për media, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk guxojmë t’u lejojmë kundërshtarëve të na krijojnë kaq shumë raste për shënim”, theksoi ai. /Lajmi.net/