Hierro e pranon çfarë bëri Ronaldo kundër Spanjës

Fernando Hierro ka pranuar se Cristiano Ronaldo e bëri dallimin në ndeshjen ndaj Portugalisë, e mbyllur në barazim 3:3.

Sport

16/06/2018 10:33

Selektori i Spanjës, Fernando Hierro ka pranuar se Cristiano Ronaldo e bëri dallimin në ndeshjen ndaj Portugalisë, e mbyllur në barazim 3:3.

Ronaldo realizoi het-trik duke ia mohuar Spanjës fitoren kundër Portugalisë në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Hierro ka pranuar se Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm.

“Kur keni futbollistë në gjendje të bëni atë që bëri Cristiano….”, u shpreh Hierro, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi mësuar të ballafaqohemi me këdo, dhe do të vazhdojmë përpara me vetëbesim”, theksoi ai. /Lajmi.net/