Hiena sulmon luanin, e paguan rëndë

Kjo hienë mëson përmes rrugës së vështirë se çfarë ndodhë nëse ia vjedh ushqimin luanit, me ç'rast ky i fundit tregon se kush është bossi.

Fun

23/03/2018 15:59

Lufta mes hienës dhe luanit për ushqim nuk përfundon kurrë.

Mirëpo në këtë rast, hiena ka tentuar që për ushqim të sulmojë të vegjlit e familjes së luanit, me ç’rast e paguan çmimin rëndë.

Menjëherë rrethohet nga luaneshat dhe luani e trullos me kafshimet e tij. Hiena bie përtokë, mbetet ashtu për një kohë të gjatë.

Në një frymëmarrje të vështirë, qëndron e shtrirë, derisa luanët vazhdojnë rrugën e tyre. Askush nuk duhet të merret me mbretin e xhunglës.

YouTube player