Hidrocentralet, mundësia më e përshtatshme për prodhimin e energjisë – Lajmi.net
Hidrocentralet, mundësia më e përshtatshme për prodhimin e energjisë
Autori: Lajmi.net Auto & TekEnergjia Efikase 18:54, 5 July 2017
Fuqia e ujit ofron një numër përparësish për komunitetet të cilat kanë mundësi të shërbehen me këtë lloj energjie.

Kemi radhitur disa nga përfitimet që hidrocentrali ka mbi metodat e sigurimit të energjisë:

Avantazhet e Hidrocentralit:

– Hidrocentralet funksionojnë me ujë, prandaj është një burim i pastër që do të thotë se nuk e ndotin ajrin si termocentralet që djegin lëndët fosile si qymyri e gazi natyror, transmeton lajmi.net

– Fuqia hidroelektrike është një burim i brendshëm i energjisë, që lejon çdo shtet të prodhojë energjinë e vet, pa u mbështetur në burimet ndërkombëtare të karburantit.

– Energjia e prodhuar përmes hidrocentralit mbështetet në ciklin e ujit, i cili është i drejtuar nga dielli, duke e bërë atë një burim të rinovueshëm të energjisë dhe më të përballueshëm sesa lëndët djegëse që janë duke u zvogëluar me shpejtësi.

– Hidrocentralet krijojnë rezervuare që ofrojnë një sërë mundësish rekreative, sidomos peshkim, not dhe shetitje me varkë. Shumica e instalimeve të ujit të pijshëm, duhet të sigurojnë një qasje publike në rezervuar për të lejuar publikun të përfitojë nga këto mundësi.

– Disa objekte hidroenergjetike mund të shkojnë shpejt nga fuqia zero në prodhim maksimal. Për shkak se hidrocentralet mund të gjenerojnë energji në rrjet menjëherë, ato ofrojnë energji mbështetëse gjatë ndërprerjeve të mëdha të energjisë elektrike.

– Përveç përfitimit të qëndrueshëm të energjisë, hidrocentralet sigurojnë një numër të madh përfitimesh tjera si kontrolli i përmbyetjeve, ujitja, furnizimi me ujë e të tjera./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool