Hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një person ka vdekur sot në Tiranë pasi që është vet-hedhur nga kati i katërt i spitalit në të cilin po qëndronte. 64 vjeçari, Sh.K ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” dhe vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajme

22/02/2016 22:27

“Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur”, ka konfirmuar policia e Tiranës, raporton Oranews.

64 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë grupi hetimor ka kryer veprimet hetimore.