Hidhërimi i Wengerit

Mikel Arteta ka pranuar se kurrë nuk e ka parë menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger më të hidhëruar se sa pas përfundimit të pjesës së parë në Anfield të shtunën. Gjiganti londinez ishte në disavantazh 4:0 pas 20 minutash lojë në përballje me Liverpoolin, të cilën vendasit e fituan me rezultat 5:1, duke ia shkaktuar…

Sport

10/02/2014 19:30

Mikel Arteta ka pranuar se kurrë nuk e ka parë menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger më të hidhëruar se sa pas përfundimit të pjesës së parë në Anfield të shtunën.

Gjiganti londinez ishte në disavantazh 4:0 pas 20 minutash lojë në përballje me Liverpoolin, të cilën vendasit e fituan me rezultat 5:1, duke ia shkaktuar kundërshtarit një tjetër disfatë të rëndë pas asaj nga Manchester City që i kishte mposhtur 6:3, më herët gjatë këtij sezoni.

Arteta ka pranuar se Arsenali duhet të përmirësohet, duke filluar nga dueli kundër Manchester Unitedit të mërkurën.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi dhe të përballkemi me këto ndeshje në një mënyrë tjetër sepse pas 20 minutash ishim në disavantazh 4:0, dhe ishte sikur një aksident me veturë. Menaxheri ishte shumë i hidhëruar pas pjesës së parë, dhe e pati me të drejtë pasi nuk luajtëm ashtu siç duhej. Kurrë nuk e kam parë më të hidhëruar”, deklaroi Arteta.