Heynckes: Ky është fajtori i eliminimit të Bayern Munichut

Jupp Heynckes ka analizuar eliminimin e Bayern Munichut nga Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

02/05/2018 09:12

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se portieri i Real Madridit, Keylor Navas ishte më meritori në kualifikimin e ekipit madrilen në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Reali mund ta falënderojë Keylor Navasin sepse ai ishte spektakolar dhe bëri disa pritje fantastike”, tha Heynckes në konferencë për media pas ndeshjes.

“Në të dy ndeshjet kemi qenë skuadër më e mirë, prandaj është zhgënjim i madh mos arritja në finale”, shtoi ai. /Lajmi.net/