Heynckes kthehet në Bayern Munich, zbulohet trajneri tjetër për sezonin 2018/19 (FOTO)

Bayern Munich ka identifikuar objektivin për edicionin e ri.

Sport

05/10/2017 10:53

Juup Heynckes do të rikthehet në postin e trajnerit në Bayern Munich.

Ish strategu i gjigantit bavarez do të emërohet pasardhës i Carlo Ancelottit, me kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Kurse, kampioni i Bundesligës ka identifikuar objektivin për edicionin e ri, përcjell “lajmi.net”.

“Bild” shkruan se Bayern Munich do ta kërkojë emërimin e Julian Nagelsmann nga Hoffenheim për trajner të ri nga edicioni 2018/19. /Lajmi.net/