Heynckes: Kjo do të ndodhë në ndeshjen e kthimit Real Madrid – Bayern Munich

Jupp Heynckes ka thënë se skuadra e tij do ta japë maksimumin në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.

Sport

26/04/2018 09:16

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se skuadra e tij do ta japë maksimumin në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.

Ekipi bavarez u mposht në shtëpi me rezultat 1:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Heynckes ka analizuar takimin në Allianz Arena.

“Ia falëm fitoren. Krijuam shumë shanse kundër Realit”, u shpreh Heynckes, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kemi çfarë të humbasim në Madrit dhe mund të luajmë futboll edhe më të hapur atje, lirshëm… (për gjithçka)”, shtoi ai. /Lajmi.net/