Heynckes i dërgon një mesazh Lewandowskit për Real Madridin

Heynckes i dërgon një mesazh Lewandowskit për Real Madridin

Sport

02/03/2018 23:13

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, është përfshirë në spekulimet që e lidhnin sulmuesin Robert Lewandowski me Real Madridin.

Javët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një transferim të mundshëm të sulmuesit Robert Lewandowski te skuadra mbretërore.

Është shkuar aq larg, sa që thuhej se polaku e ka ndryshuar agjentin për këtë qëllim, që të realizoi ëndrrën duke u transferuar te Real Madrid, që drejtohet nga Zinedine Zidane.

Por, trajneri Heynckes, i ka kërkuar Lewandowskit që të fokusohet te Bayerni, dhe të qenit pjesë e bavarezëve është arritja e kulmit në futboll.

“Nuk e di nëse janë spekulime apo ëndrra, nuk kam ndonjë informacion, por Robert Lewandowski duhet të fokusohet te Bayerni”, ka deklaruar Heynckes.

“Nëse luani për Bayernin, ju tashmë keni arritën majat në futboll”./lajmi.net/