Hetohet taksisti që goditi kalimtarët në Moskë

Policia në Moskë po hetojnë rastin e taksistit që devijoi rrugën dhe goditi disa kalimtarë të rastit, duke përfshirë 4 fansa të Meksikës në Kampionatin Botëror.

Bota

17/06/2018 15:25

Pamjet tregojnë taksin teksa futet në trotuar dhe godet kalimtarët, të shtunën pasdite. Policia deklaroi se vozitësi ishte me prejardhje nga Kirgizia dhe thanë se ai ka deklaruar që kishte 20 orë pa fjetur prandaj ka humbur kontrollin e timonit. Ai shtoi se ka ikur nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta vrasin qytetarët.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë nëse ky aksident do të ndikojë në masat e sigurisë së Kupës Botërore.