Hetimet detyrojnë Gjykatën Speciale ta mbajë sekret kohen e ngritjes së aktakuzave

Zyra e Prokurorit Special nuk ka dhënë detaje për kohën kur mund të ngriten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.

Lajme

03/03/2018 21:37

E gjithë kjo sipas deklarimit të tyre për Tribuna Channel bëhet për shkak të ruajtjes së procesit hetimor.

Chris Bennett, nga kjo zyrë i ka thënë televizionit se informacionit nuk bëhen të ditura për  arsye profesionale, etike dhe ligjore.

“Zyra e prokurorit special  nuk jep informacion për statusin e hetimeve për arsye profesionale, etike dhe ligjore. Për këtë arsye, unë nuk mund t’ju jap ndonjë informacion mbi atë se kush, çfarë ose kur do të ngrihen akuzat”

Largimi i David Schwendiman nga detyra e tij si Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale nuk mund të sjellë zvarritje të procesit të ngritjes së aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Kur z. Schwendiman të largohet, Z. Kwai Hong Ip, do e zëvendësojë atë.

Në deklaratën e tij javën e kaluar, z. Schwendiman shpjegoi se: “Zgjidhja e atyre që punojnë në Prokurorinë e Specialistëve nuk do të ndikohet nga largimi im dhe kushdo që vjen pas meje do të jetë po aq i angazhuar për ta bërë punën e duhur dhe për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur “.

David Schwendiman, prokuror i Gjykatës Speciale i cili ishte angazhuar për të  hetuar e gjykuar krimet e mundshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, do të largohet nga detyra më 31 mars.

YouTube player